logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa ku është propozuar konstatimi për shkeljen e të drejtës për jetë në rastin e Sebahate Morina

Home / Lajme  / Është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa ku është propozuar konstatimi për shkeljen e të drejtës për jetë në rastin e Sebahate Morina

Është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa ku është propozuar konstatimi për shkeljen e të drejtës për jetë në rastin e Sebahate Morina

Është njoftuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi se është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesa ku është propozuar konstatimi se mosveprimi i autoriteteve shtetërore ka shkelur të drejtën për jetë e garantuar nga neni 25 i Kushtetutës lidhur me nenin 2 të KEDNJ, si dhe duke mos qenë në pajtim ne nenin 50 dhe 51 të Konventës së Stambollit në rastin e Sebahate Morina.

Kërkesa është përgatitur nga Qendra për Ndihmë Juridikë Falas e Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Lidhur me këtë rast, organizatat e përmendura kishin publikuar më 17 mars 2021 një raport për të prezantuar gjetjet dhe shkeljet e institucioneve bashkë me rekomandimet për rastin.

Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Rrjeti i Grave të Kosovës kishin kërkuar nga Kryeprokurori i Shtetit dhe KPK që të formohet një grup punues që do të hartojë një raport për shkeljet dhe veprimet që janë ndërmarrë lidhur me rastin dhe grupi të ketë qasje në të gjitha shkresat që të zbardhet rasti në tërësi. Gjithashtu, që rastet e tilla mos të përsëriten ishte kërkuar formimi i një grupi punues më ekspërtë të fushës në mënyrë që të shqyrtohen procedurat standarde në çdo prokurori në lidhje me procedurën e pranimit dhe ofrimit të ndihmës ndaj viktimave të dhunës në familje, pasi këto praktika janë të domosdoshme për parandalimin e praktikave ku shteti dështon në ushtrimin e përgjegjësive.

Që nga 14 marsi 2021 kur Sebahate Morina është vrarë, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë ndonjë masë për të adresuar përgjegjësinë institucionale.

Lexoni lajmin e plotë në Betimi për Drejtësi.