logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Emrat e personave në karantinë nuk duhet të publikohen

Home / Lajme  / Emrat e personave në karantinë nuk duhet të publikohen

Emrat e personave në karantinë nuk duhet të publikohen

Me shqetësim i është drejtuar Avokati i Popullit portaleve në Kosovë në publikimin e disa lajmeve me emra dhe mbiemra të përsonave të urdhëruar për t’u izoluar në karantinë, për shkak të koronavirusit.

Avokati ka kërkuar nga gazetarët që të përmbushin obligimet e veta ligjore dhe që të bëjnë më shumë në mbrojtjen e të dhënave personale të atyre që janë në karantinë, vetizolim, me Covid-2019 dhe të hospitalizuar, përpos në rastet kur personi jep pëlqimin e tij/saj. Ky institucion ka thënë se Kushtetuta e Kosovës në nenin 36  [E Drejta e Privatësisë] rregullon këtë qështje, pastaj Ligji Nr. 06/L-082 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ligji Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, dhe Ligji Nr.2004/38 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor.

Lexo lajmin e plotë këtu.