Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca si monitoruese e seancave gjyqësore

Eksperienca si monitoruese e seancave gjyqësore

Gjatë muajit shkurt kam filluar një program të monitorimit në YIHR KS për monitorimin e seancave gjyqësore, e e cila është edhe përvoja ime e parë e praktikës në gjykata.

Gjatë kësaj kohe kam mësuar shumë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe punën e gjykatave, gjithashtu kam kuptuar se të qenit avokat nuk përkon fare me portretizimin e jetës së avokatëve në filma dhe seriale, fatkeqësisht as asaj nga seriali “Suits”, që ka qenë edhe një ndër motivimet e mia dy vitet e para të studimeve!

Për rrjedhojë, nëpërmjet këtij programi kam mundur të shoh drejtpërdrejt se si zhvillohet një seancë gjyqësore, kam parë në praktikë se si bëhet përfaqësimi i palëve në gjykatë, gjë që diku më shumë e diku më pak më ka lënë një përshtypje të llojit të vet.

Më e rëndësishmja, në monitorimin e seancave të fundit gjyqësore kam kuptuar se drejtësia nuk ka nevojë të jetë e zhurmshme për të qenë e vërtetë. E vërteta megjithatë është relative, mirëpo në të shumtën e rasteve e qetë dhe jo e zhurmshme.

Blerina Rexhepi

No Comments

Post a Comment