Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca si monitoruese e seancave gjyqësore

Eksperienca si monitoruese e seancave gjyqësore

Nga data 21 shkurt deri më  datën 30 mars 2022 kam qenë pjesë e programit për monitorimin e seancave gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës. Ky program u organizua nga YIHR – Youth Initiative for Human Rights – Kosova (Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë). Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut – Kosova është një organizatë joqeveritare humanitare dhe e pavarur, misioni i së cilës është të promovojë të drejtat universale të njeriut në mesin e qytetarëve të Evropës Juglindore. Ky trajnim ka qenë një trajnim që më ka ndihmuar të zhvilloj aftësi dhe të mësoj gjëra të reja. Fillimisht në këtë program kam ndjekur trajnimin për qasje në dokumente publike që ishte diçka e panjohur për mua dhe nga i cili mësova se si të kërkoj dokumente publike, nga kush të kërkoj dhe në bazë të cilave dispozita ligjore duhet të kërkohen dokumentet publike. Programi për monitorimin e seancave gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës ka qenë gjithashtu një eksperiencë e re, e cila më ka mundësuar të shikoj nga afër se si zhvillohen seancat gjyqësore të cilat më parë i kam mësuar vetëm në teori, si dhe të njoh rregulla të ndryshme procedurale. Gjatë kësaj periudhe kam njohur shumë prokurorë, avokatë të suksesshëm nga të cilët kam kuptuar se si duhet të punohet në mënyrë profesionale. Gjatë këtij programi mësova se si  duhet të përpiloj raporte dhe si të përshkruaj seancat gjyqësore. E them me bindje të plotë se ky trajnim dhe ky program ka qenë shumë i suksesshëm për mua pasi që ka zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e mia.

Fortesa Blakaj

No Comments

Post a Comment