Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca si monitorues në seancë gjyqësore

Eksperienca si monitorues në seancë gjyqësore

Unë si student në Fakultetin Juridik vazhdimisht mësoj rreth proceseve dhe seancave gjyqësore, mirëpo kjo do ishte e mangët nëse unë nuk do e shikoja një seancë gjyqësore nga afër.

Dhe po kjo mu bë e mundur nga Organizata YIHR KS që të jem monitorues në dhjetë seanca gjyqësore ku pata mundësinë të shoh të gjithë ato që unë tashmë kisha studiuar për to, t’i shoh para meje teksa ndodhin.

Ishte eksperiencë e veçantë dhe besoj që mua personalisht më ka ndihmuar shumë.

Kjo eksperiencë do jetë një hap më tutje në karrierën time si jurist dhe po ashtu për mua është një hap i domosdoshëm që duhet marrë që të jem i suksesshëm në fushën e drejtësisë.

Unë po ashtu vlerësoj shumë për mundësinë që na u është ofruar, neve si student të rinj që të arrijmë të pasurojmë eksperiencat tona në fushën e drejtësisë.

Shumë nga seancat që i kam monitoruar unë kanë qenë me ndonjë gabim të vogël që kam mundur ta vërej apo pa gabime fare si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo procedurale, dhe kjo më dha një ndjesi të mirë që unë si qytetarë i Kosovës të ndjehem i sigurt me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Mirëpo si edhe shumë shtete që janë edhe më të zhvilluara se ne, në fushën ne drejtësisë, që vazhdojnë përpjekjet për avancimin e sistemit të drejtësisë në vendet e tyre, edhe ne po ashtu duhet bërë të njëjtën.

Erduan Zeqiri

No Comments

Post a Comment