Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca ime si monitoruese në seanca  gjyqësore

Eksperienca ime si monitoruese në seanca  gjyqësore

Eksperienca ime  si  monitoruese  në  seanca  gjyqësore  ka  qenë  e  shkëlqyer. Gjatë  ndjekjes  së  seancave  e  kam  parë  se  si  zbatohet  në  praktikë  ajo  çka  ne  e kemi  mësuar  në  teori.

Çdo ditë kur shkoja në gjykatë  para  se  t’ia  niste seanca  gjyqtarët  dhe  prokurorët  e  seancave  në  çështjet  penale  përgatiteshin  paraprakishit  lidhur  me  lëndën. Pastaj, gjatë  seancës  gjyqtari  gjithmonë  i  informonte  palët  për  të  drejtat  e  tyre, edhe  pas  leximit  të  aktakuzës  i  pyeste  palët  a  e  kanë  kuptuar aktakuzën  dhe  nëse  kishin  nevojë  për  sqarime.

Sipas  meje  secila palë  që  paraqitet  në  gjykatë  duhet  të  përfaqsohet  nga  avokati , sepse  avokatët  janë  jurista  dhe  si  të  tillë  i  njohin  mirë  procedurat  gjyqësore  për  dallim nga  qytetarët  që  nuk e  kanë  përgatitjen  e  duhur.Prandaj  do  të  ishte  mirë  që  palët  në  procedurë  gjyqësore  të  përfaqsohen  nga  avokatët.

Gjatë  monitorimit të  seancave  më  shumë  kam  ndjekur  çështje  të  natyrës  penale, dhe  aty  kam  parë  se  me  çfarë  probleme  përballet  shoqëria

Po  ashtu  edhe  cështjet  nga  lënda  civile  kanë  qenë  interesante, dhe  ne  si  shoqëri  kemi  një  rrugë  të  gjatë  para  për  t’u  vetëdijësuar  dhe  për  ta  përsosur  sistemin  e  drejtësisë.

Kjo  mundësi  që  më  është  ofruar nga  YIHR KS  për  të  marrë  pjesë  në  seanca  gjyqësore  do  të  më  ndihmojë  shumë  në  të  ardhmen, sepse  tashmë  e  di  se  si  zhvillohet  një  proces  gjyqësor dhe  se  çfarë  përgjegjësi  mbajnë stafi gjyqësor  e  veçanërisht  gjyqtarët.

Ardita Bytyqi

No Comments

Post a Comment