Eksperienca ime si monitorues i seancave gjyqësore
Gjatë kësaj kohe të monitorimit të seancave gjyqësore pata mundësinë të shoh vetë funksionim e sistemit tonë gjyqësor, por njëkohësisht t’i shoh nga afër vetë mënyrën e praktikimit dhe implementimit të normave juridike por edhe rolin e subjekteve në procedurë penale. Gjatë monitorimit të seancave gjyqësore kam parë nga afër rolin e palëve në procedurë mënyrën se si fillohet seanca gjyqësore nga trupi gjykues, rolin e prokurorit të shtetit në mënyrën se si argumenton aktakuzën por edhe parashtrimin pyetjeve ndaj të akuzuarve, dëshmitarëve. Po ashtu edhe rolin e mbrojtjes në kundërshtimet të cilat i bëjnë edhe mënyrën se si paraqet kërkesë ndaj gjykatës, se si mbrojnë klientin tyre e kështu me radhë dhe rolin e trupit gjykues paanshmërinë e tyre, mënyrën se si refuzohen kërkesat e palëve në procedurë kur nuk janë në pajtim me ligjin por edhe vet pranimin e tyre kur janë në pajtim me ligjin.
Blend Demolli