Eksperienca ime në monitorimin e sancave gjyqësore me YIHR KS
Si një studente e vitit të parë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, një eksperiencë e tillë ishte më se esenciale. Përveç se isha e gatshme të raportoja çfarëdo shkelje që shihja, të mësosh diçka në mënyrë shumë formale nuk është e mjaftueshme, andaj pata rastin edhe të shoh për nga afër një profesion që me shumë gjasa do t’a ushtroj në një të ardhme të afërt. Sistemi i drejtësisë fatkeqësisht ka shumë mangësi në vendin tonë dhe për këtë kërkohet punë dhe vullnet për ndryshim. Përgatitja sa më e hershme zgjeron hapësirë edhe më të madhe në zhvillimin e njohurive e deri tek depërtimi në tregun e punës gjë që para disa viteve për dikë që ishte në vitin e parë mundësitë ishin të vogla por edhe për studentët e viteve të tjera ishin poashtu të ngushta. Efekti i OJQ-ve në përgatitjen e të rinjve veç se po fuqizohet çdo vit e më shumë por edhe motivimi nga po të njëjtit po rritet si rezultati i krijimit të kushteve dhe mundësive sa më të mira për ta. Të shohësh diçka paraprakisht para se te jesh pjesë e “shfaqjes” është shumë me rëndësi sepse je i vetëdijshëm në momentin që fillon të ushtrosh atë, pra këtë arrija t’a bëja gati në çdo seancë që monitoroja. Zhvillova mendim kritik, empati, njohuri profesionale në lidhje me drejtësinë dhe njashtu kontribuova në raportimin e shkeljeve gjatë seancave gjyqësore por përveç asaj kontribuova në parandalimin e tyre.
Adea Rexhepi