Eksperienca ime në gjykatë
Para se të filloja me monitorim kam pasur një mendim tjetër lidhur me sistemin gjygjësor në Kosovë, p.sh që nuk respektohen shumë të drejtat e pjesëmarrësve, palëve, neglizhenca gjatë punëve, e që për mua personalisht e kanë dëshmuar të kundërtën sepse pothuajse gjithçka ka qenë në rregull. Në anën tjetër secilën seance që kam mbajtur kushtet kanë qenë në nivel, qoftë nëse kam qenë në monitorimin e një seance në lëmin penal ku siguria ka qenë nivelit të lartë me praninë e një numri të madh të policëve, pastaj pasisjet adekuate për zhvillim sa më të mire të seancave.
Përveç asaj mendoj që këto llojë të monitorimeve duhet të vazhdohen të bëhen sepse unë aq sa kam mundur të vërej, një qasje ndryshe të gjyqtarëve, trupit gjykues dhe prokurorit, në atë kuptimin që kanë qenë më preciz në punën e tyre. Natyrisht secili lloj i reformave që bëhet në drejtësi është e pranueshme për të gjithë por ajo që mendoj që duhet të largohet është ndikimet nga jashtë në marrjen e aktgjykimeve sepse ajo copë ‘letre’ vendosë për drejtësi.
Si fund kjo eksperiencë ishte pak sfiduese por të njëjtën kohë të gjitha njohuritë që kam nga studimet i kam zhvilluar ato me praktikë.
Kaltrinë Hyseni