Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca ime në Gjykatë

Eksperienca ime në Gjykatë

Si student i drejtësisë, të kesh mundësinë për të qenë pjesë e proceseve gjyqësore është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse mund të analizosh sistemin e drejtësisë nga një këndvështrim tjetër dhe neutral.

Të qenurit pjesë e këtij programi të monitorimit të seancave gjyqësore ka qenë një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin tim personal dhe profesional. Ky program më ka ndihmuar  për të përmirësuar njohuritë për liritë themelore dhe sundimin e ligjit, barazinë ligjore dhe sistemin e drejtësisë të vendit tim dhe një shansë të njoh dhe të përpiqem të kuptoj dilemat dhe kompleksitetin e vendimeve me të cilat përballet personeli i sistemit të drejtësisë, për të identifikuar modelet dhe problematikat me sistemin tonë gjyqësor dhe duke pasur mundësinë për të kontribuar në përmirësimin e administrimit të drejtësisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Donjeta Rexhbogaj

No Comments

Post a Comment