Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca ime gjatë programit të seancave gjyqësore

Eksperienca ime gjatë programit të seancave gjyqësore

Si studente e vitit të katërt (4) në Fakultetin Juridik, e kisha shumë të nevojshme që tani ato çfarë i kisha mësuar gjatë këtyre viteve ti shihja nga afër në praktikë, dhe kur e pashë një mundësi si kjo që ofrohej nga organizata YIHR KS për monitorimin e seancave gjyqësore, sigurisht që pa hezituar fare aplikova dhe prisja shumë të merrja përgjigjje pozitive.

E entuziazmuar për këtë mundësi menjëherë pas informimit se isha përzgjedhur fillova të merrja pjesë në seanca gjyqësore.

Ishte një eksperiencë shumë e rëndësishme dhe e vlefshme për mua, mësova edhe shumë gjëra të reja. Kjo formë e të mësuarit përmes pjesëmarrjes në seanca gjyqësore nuk ishte fare “teori e thatë”, mirëpo ishte motivim për suksese të mëdha në të ardhmen.

Sigurisht që kemi nevojë për më shumë mundësi të tilla, pasi që për mua personalisht si një person shumë i motivuar më parapërgadisin për fillime të tjera të suksesshme dhe të mëdha.

Florentina Zukaj

No Comments

Post a Comment