Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca ime gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Eksperienca ime gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Nga ky program kam përfituar eksperiencë të jashtzakonshme lidhur me punën e gjykatave. Në fillim të programit kemi mbajtur tajnimin për të drejtën e qasjes në dokumentet zyrtare ku kemi mësuar për ligjin për qasje në dokumente publike dhe si ta bëjmë kërkesën për të qasur në këto dokumente. Nga ky trajnim kemi përfituar shumë sepse jemi angazhuar bashkë me kolegët dhe i kemi parashtruar kërkesat për qasjen e dokumenteve në shumë institucione dhe me këtë e kemi promovuar edhe qytetarinë aktive. Për këtë ligj i kemi njoftuar edhe shumë kolegë të tjerë që nuk ishin pjesë e programit dhe kemi diskutuar për rëndësinë e qytetarisë aktive ku do të shërbente që institucionet e vendit të jenë më transparente ndaj qytetarëve. Në kuadër të programit kemi monitoruar seancat gjyqësore ku kemi mësuar më shumë për procesin gjyqësor dhe kemi përfituar njohuri dhe aftësi të reja lidhur me procedurën e seancave gjyqësore. Unë kam qenë i interesuar më shumë ta monitoroj seancat në departamentin e krimeve të rënda, ku pas qasjes në procesverbalin e seancës kam analizuar raste të ndryshme dhe këtë kemi diskutuar edhe me kolegët të tjerë që ishin pjesë e këtij progamit. Aktivitetet apo projektet e tilla janë shumë të rëndësishme sidomos për studentët e fakultetit juridik sepse gjatë studimeve ne jemi të angazhuar më shumë me teorinë e drejtimit ndërsa praktika është një gjë që na mungon gjatë kohës së studimive andaj me pjesëmarrje në këto aktivitete ne avancohemi gjatë zhvillimit të karrierës sonë.
Velard Paqarizi

No Comments

Post a Comment