Eksperienca ime gjatë monitorimit të seancave gjyqësore
Monitorimi i seancave gjyqësore ka qenë një ndër eksperiencat më të veçanta që kam provuar gjatë studimeve. Gjatë kësaj kohe jam njohur me sistemin e drejtësisë në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe i kam harmonizuar njohuritë e fituara gjatë studimeve me ato praktike.
Të them të drejtën kam qenë skeptik në aspektin e mbarëvajtjes së seancave duke filluar prej asaj se do ta kem të vështirë që të futem në sallë për të monitoruar seancat pastaj dyshimeve të mija rreth stafit në përgjithësi, por pavarësisht kësaj në realitet jam njohur me një staf duke filluar nga nëpunësit e deri tek sigurimi që të paktën me mua kanë qenë korrekt dhe më kanë orientuar ne mënyrë të mirë dhe te drejte drejt sallave, orareve e informacioneve tjera të kërkuara nga unë. Kur jemi tek seancat, gjatë monitorimit të tyre kam hasur në një staf profesionalisht të përgaditur duke filluar nga gjyqtarët, prokurorët, avokatët, procesmbajtësit etj.
Përparim Dushi