Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca ime gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Eksperienca ime gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Për ne si studentë të drejtësisë, është e rëndësishme që njohuritë e fituara gjatë universitetit t’i përvetësojmë edhe në aspektin praktik, duke pasur mundësi që të shohim nga afër të praktikuara teoritë e mësuara.

Një nga programet që na mundësoj këtë është Programi për monitorimin e seancave gjyqësore,i realizuar nga Youth Initiative for Human Rights- YIHR KS. Mundësitë si, Programi për Monitorimin e seancave gjyqësore i YIHR KS, për studentët e Fakultetit Juridik janë mundësi që nuk duhet humbur, pasi që njohuritë ,aftësitë e përvoja e fituar gjatë këtij programi nuk humbasin asnjëherë.

Si studente e vitit të dytë e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, pata rastin që të jem pjesëmarrëse në këtë program dhe të përfitoj shumë prej të njejtit. Programi në fjalë, është i tillë që të ndihmon të fitosh njohuri në shumë aspekte sa i përket sistemit gjyqësor në Kosovë, të ndihmon të fitosh një këndvështrim të ri për sistemin tonë të drejtësisë,pasi që gjatë programit ke mundesinë të shohësh nga afër praktikën e punës së juristëve dhe vështirësitë që i hasin secili nga ta gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Falë këtij programi, ndër të tjera, kam pasur mundësinë të zgjeroj njohuritë e mia lidhur me procedurat gjyqësore, njohuri të cilat mendoj se të përvetësuara në praktikë janë shumëfish më efektive. Pjesët e pandashme e shumë të nevojshme të profesionit të juristit,si mendimi kritik, aftësitë e të shkruarit e hulumtuarit janë disa nga aftësitë që pjesëmarrësit i zotërojnë në fund të këtij programi.Si rezultat i këtij të fundit, fiton edhe një perspective më të bazuar e më reale rreth orientimit të profesionit në të ardhmen, gjë që është shumë e nevojshme për ne në këtë fazë të studimeve.

Duke i theksuar përsëri të gjitha njohuritë,aftësitë, zhvillimet personale e profesionale të lartëpërmendura, Programin për Monitorimin e Seancave gjyqësore e bëjnë një prej eksperiencave më fitimprurëse, e një prej kujtimeve më të bukura gjatë universitetit.

Blerta Kuçi

No Comments

Post a Comment