Eksperienca gjatë monitorimit të seancave
Sistemi arsimor të cilit ne i përkasim, përveç pikave të forta të cilat i posedon, ka edhe zbrazëtira të shumta për të cilat nuk arrin ti plotësoj. Një ndër shtyllat e dobëta të kësaj sfere të studimit, është ana praktike e doktrinës. Pjesën teorike të asaj që synojmë ta perfeksionojmë, nuk e arrijmë dot si rrjedhojë e mungesës së dukshme e anës praktike.
Unë si studente, gjatë tre viteve të studimeve të mija të drejtësisë, nuk kam arritur të kuptoj se si funksionon sistemi gjyqësor aq sa kam mësuar gjatë kësaj periudhe ku u angazhova si monitoruese në kuadër të YIHR KS. Duke qenë prezente në seanca, arrita të shoh më qartë rolin e çdo subjekti dhe pale, duke parë se si Prokurori i shtetit i qëndron prapa aktakuzës, paanshmërinë e arbitraritetin e Gjyqtares në sallë, por edhe sjellën e palëve dhe mbrojtësve të tyre kundrejt akuzave me të cilat përballen.
Përveç se arrita një nivel të më të lartë të njohurive rreth funksionimit të sistemit gjyqësor të Kosovës, në anën tjetër të duke qenë në cilësinë e monitorueses, si një subjekt i jashtëm gjyqësor, më bëri që ta observoj çdo seancë me një sy më kritik dhe analitik.
Çuditërisht, interpretimi im kundrejt sistemit të drejtësisë, doli i kundërt nga ai i cili më është imponuar në përditshmëri. Gjatë kësaj periudhe përshtypja ime rreth punës së gjykatës ndërroi kahjen. Në çdo seancë që kam përcjellur, gjyqtarët dhe prokurorët kanë kryer detyrën e tyre me korrektësi dhe profesionalizëm, duke qëndruar sa ma arbitrarë me çështjen të cilën shtjellojnë.
Ashtu siç edhe e kam pritur, pjesëmarrja në këto seanca përmes këtij programi, mua më ka shërbyer jashtëzakonisht shumë, duke më ka formësuar tej mase shumë si juriste e ardhshme që dikur do t’i shërbejë edhe vet këtij sistemi. Prandaj, kjo eksperiencë ka qenë shumë e dobishme dhe e pakrahasueshme në rrugëtimin tim profesional.
Aulona Alaj