Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Eksperienca gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Gjatë kohës që unë kam marrur pjesë në seanca të ndryshme gjyqësore si rezultat i ofrimit të kësaj mundësie nga ju, që u jam falenderuese nga zemra për këtë mundësi që ma keni dhënë, unë me bindjen time të plotë mund të them që kam mësuar shumë rreth funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Pra ajo çka unë deri më tani e kam shtjelluar me mësime si studente e fakultetit juridik, gjatë kohës sa kam monitoruar këto seanca gjyqësore ka qenë një mësim i administruar që kam pasur mundësinë që ta vëzhgoj personalisht pra çdo fazë të procedurës gjë që për mua ka qenë shumë frytëdhënëse në aspektin e përgaditjes time profesionale. Andaj për mua kjo ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme, që më ka mësuar edhe për faktin se sendet nuk duhet gjykuar vetëm me një aspekt të shikimit të përgjithshëm lidhur me shqiptimin e një dënimi kur kemi të bëjmë me kryerjen e ndonjë vepre nga persona të caktuar, pra unë si rezultat i monitorimit të seancave kam vëzhguar me kujdes se si vije deri tek një vendim përfundimtar lidhur me një cështje, e që gjithmonë me “syrin e popullit” nga ajo çka vetëm interesohemi kur ndëgjojmë për ndonjë vepër penale ajo çka na tërheq të gjithëve janë dy gjërat më kryesoret e që ne në bazë të atyre dy gjërave gjykojmë vendimin e gjyqtarëve të ndryshëm profesionistë e që angazhohen me shumë mund deri tek arritja e një vendimi përfundimtar e ato dy gërat janë  që ne gjithmonë na shkon mendja e para tek ajo se cfarë vepre penale është kryer dhe e dyta dënimin apo sanksionin penal që është shqiptuar për atë vepër penale e që kjo është logjike faktikisht sepse si rrjedhojë e këtyre dy “mistereve” shkaktohen pasojat e mëdha, pra për ne gjithmonë ajo që çon më së shumti peshë është lloji i veprës që është kryer,në ato momente gjaknxehtësie duke përjashtuar rëndësinë e fakteve dhe provave, dëshmive të dëshmitarëve, rrethanave tjera lehtësuese që të gjithë ne po të ishim pjesë e marrjes së një vendimi të tillë gjyqësor do të bazoheshim aty pasiqë të gjitha këto janë hapat që na çojnë drejt një vendimmarrjeje të drejtë dhe reale. Andaj unë kam arritur në një përfundim se edhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë ka parime, ka rregulla që respektohen dhe trajtohen me një delikatesë të veçantë ndaj çdo faze dhe në gjykatën ku unë kam kryer monitorimin kam vërtetuar se respektohen tejmase veprimet procedurale dhe se në parim ka drejtësi për të gjitha palët.

Jetmire Rashiti

No Comments

Post a Comment