Eksperienca gjatë monitorimit të seancave gjyqësore
Gjatë aftësimit dhe ngritjes sime profesionale, kam pasur përvoja të shumta dhe të ndryshme, pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme, projekte etj.
Një nga projektet është edhe projekti i ofruar nga YIHR KS-Youth Initiative for Human Rights-Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut, i mbështetur nga INL – Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes Programit për Monitorimin e Seancave Gjyqësore, në të cilin kam marrë pjesë për periudhë prej 1 muaji.
Ky program ka pasur target ndjekjen e 10 sencave gjyqësore, në departamente të ndyshme të gjykatës.
Qëllimi i këtij programi ka qenë që juristët e rinjë të kenë qasje në sistem të drejtësisë, përmes monitorimit si dhe raportimit të seancave gjyqësore, ku përpos monitorimit vlen të theksohet se kemi marrë njohuri të shumta edhe lidhur me procedurat gjyqësore, për të gjitha departamentet e gjykatave.
Gjithashtu monitorimi ka pas të bëjë edhe me atë se se sa respektohen të drejtat e njeriut përgjatë seancave gjyqësore.
Qëllim tjetër i programit ka qenë edhe rritja e efikasitetit, efektivitetit, transparenca dhe llogaridhënia e organeve gjyqësore, si disa nga parimet kryesore në të cilat ndërtohet dhe bazohet puna e këtyre organeve.
Andaj, konsideroj se kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për mua në aftësimin dhe ngritjen time profesionale, më ka mësuar shumë gjëra të reja, më ka ballafaquar më qështje që për të cilat kam qenë në njohuri vetëm në aspektin teorik të tyre, ku mund të them lirshëm që kjo ka qenë edhe një nga arsyet kryesore kur zgjodha të aplikoj në këtë program, e në këtë mënyre jam shumë e kënaqur që na u është dhënë një mundësi e tillë.
Unë jam e gatshme që cdo juristi të ri të i sugjeroj që të sfidohet dhe ballafaqohet me përvoja të tilla, që të aftësohet e të merr përvojë të reja, që padyshim janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre në fushën e drejtësisë.
Gresë Çoçaj