Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Eksperienca gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Përgjatë këtyre tre viteve të studimeve, mund të them se jemi familjarizuar thuajse plotësisht me anën teorike lidhur me punën e institucioneve të cilat ofrojnë drejtësi, mirëpo nga ana tjetër pjesa praktike është një mundësi e mangët për ne, studentët e drejtësisë. Për mua kjo mundësi për herë të parë më është ofruar nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS. Përmes këtij programi kam mësuar shumë njohuri të cilat mund t’i aplikoj edhe në të ardhmen. Më konkretisht, falë këtij programi kam mësuar për dokumentet publike, kërkesën që mund të bëjmë për qasje në dokumente publike, si është e rregulluar kjo fushë me norma juridike, pastaj për mandatin e dhomave të specializuara, si dhe funksionet dhe kompetencat e kësaj të fundit. Përfitimi i njohurive rreth të drejtës për qasje në dokumente publike, e drejtë kjo, e cila është e garantuar edhe me kushtetutë është me rëndësi shumë të madhe. Për me tepër,  jo shumë qytetarë, e aq më pak të rinjët, janë të njohur me këtë të drejtë të garantuar me kushtetutë dhe të rregulluar më hollësisht me ligj.

Përderisa mbikqyrja e sistemit gjyqësor është parakusht për funksonimin e rregullt të tij, ka qenë e përcaktuar gjithashtu që të bëjmë edhe monitorimin e seancave gjyqësore dhe raportimi rreth tyre, e cila punë ka qenë mjaftë sfiduese e njëkohësisht mjaftë e dobishme në zgjerimin e njohurive. Transparenca është edhe ajo çka krijon besimin e qytetarëve tek këto institucione, dhe duke qenë kështu neve na është dashur të raportojm mbi çfarëdo shkelje etike, profesionale apo edhe juridike që kemi vërejtur. Pas përfundimit të këtyre raporteve kam ardhë në përfundim, që përkundër dyshimeve që kam pasur lidhur me punën që bëhet nga ana e këtyre institucioneve, të njëjtat janë treguar efikase, objektive dhe kanë punuar në harmoni me parimin e ligjshmërisë.

Festina Zejnullahu

No Comments

Post a Comment