Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperiena ime në gjykatë

Eksperiena ime në gjykatë

Gjykata është ndër vendet më të shenjta, ku ndahet e vërteta nga gënjeshtra.

Gjykatën e vizitova për herë të parë gjatë këtij aktiviteti, pasi më herët nuk kisha pasur rastin që të shkoja. Ndjekja e këtyre seancave ishte mjaft atraktive dhe më la shum përshtypje pozitive.

Kam ndjekur më shumë se dhjetë seanca gjat këtij aktiviteti dhe mund të them se më kanë rritur profesionalisht, poashtu më kanë dhënë një ndihmesë mjaft të madhe sa i përket edhe profesionit që unë kam zgjedhur, si juriste e ardhshme.

Seancat i kam monitoruar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku jam ndarë mjaft e kënaqur nga mikpritja dhe bashkëpunimi që ka treguar stafi me mua. Nga i gjithë monitorimi nuk kam mundur që të vërej ndonjë parregullsi apo cënim ndaj palëve në procedurë. Gjyqtarët nuk kanë hezituar që të kenë monitorues në seancat e tyre dhe mendoj që kjo paraqet një aspekt mjaft pozitiv sa i përket mbarvajtjes së gjykimeve të drejta dhe jodiskriminuese.

Diçka që nuk ka qenë shumë pozitive sa i përket kësaj eksperience ka qenë vështirësia për gjetjen e sallave të gjykatave, pasi ato nuk fillonin në kohën e përcaktuar në faqen zyrtare e as në sallën e përcaktuar. Mendoj se kjo shkakton shumë problem tek personat e interesuar për ndjekjen apo monitorimin e seancave. Mua më ka shkaktuar mjaft probleme pasi nuk mund ta dija kohën apo sallën se ku mbahet seanca e caktuar.

Kjo eksperiencë më ka ndihmuar shumë që të kuptoj më mirë se si funksionojnë gjykatat në përgjithësi dhe rreth punës së përditshme të tyre.

Në përfundim të këtij blogu falenderoj YIHR KS për mundësinë që të kem një eksperiencë shumë unike për monitorimin e këtyre seancave. Besoj se do vazhdoj edhe tutje të monitoroj edhe seanca të tjera pas këtij aktiviteti.

Altinë Maliqi

No Comments

Post a Comment