Blog

Home / Blog Shqip  / Editorial nga bashkëbisedimi me gjyqtarin Robert Tunaj në Suharekë

Editorial nga bashkëbisedimi me gjyqtarin Robert Tunaj në Suharekë

Në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan-INL dhe implementohet nga organizata YIHR KS në bashkëpunim me EC MA NDRYSHE, u realizua bashkëbisedimi mes të rinjve dhe gjyqtarit Robert Tunaj. Qëllimi i këtij organizimi ka qenë që të rinjve t’iu jepet mundësia të njihen për së afërmi me punën e gjykatës, duke parashtruar pyetjet e tyre përmes një bisede me gjyqtarin e pranishëm.

Në kuadër të këtij bashkëbisedimi gjyqtari Robert Tunaj prezantoi para të pranishmëve strukturën funksionale të gjyqësorit në Kosovë dhe punën të cilën po e zhvillon Gjykata Themelore e Prizrenit, dega në Suharekë, në kuadër të departamentit të Përgjithshëm, Divizionit Penal, Civil dhe Divizionit për Kundërvajtje.

Gjyqtari Robert Tunaj, vjen nga Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë. Ai ka punuar si avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2010. Në po të njëjtin vit ka filluar punën si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Suharekës deri në vitin 2012. Gjyqtari Robert Tunaj u emërua si gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore Prizren – dega Suharekë në vitin 2013, ku ende vazhdon të punojë.

Gjyqtari para të pranishmëve prezantoi mënyrën se si funksionojnë Divizionet e Departamentit te Përgjithshëm të gjykatës, procesin e gjykimit dhe trajtimit të lëndëve, si dhe barrierat në të cilat hasin si institucion, grumbullimi i lëndëve të pazgjidhura dhe numrit të vazhdueshëm të pranimit të lëndëve të reja.

Pyetjeve të shumta të të pranishmëve iu pergjigj gjyqtari Robert duke dhënë sqarime specifike. Në këtë bashkëbisedim të rinjtë patën pyetje të ndryshme për gjyqtarin, siç janë: çka nënkupton sistemi gjyqësor i pavarur, apolitik dhe i paanshëm, si funksionon departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Suharekë, i njëjti ka theksuar se kjo degë funksionon në kuadër të departamentit të përgjithshëm, divizionit Civil, Penal dhe për Kundërvajtje, sa është numri i gjyqtarëve në degën në Suharekë dhe a është ky numër i mjaftueshëm krahas numrit të lëndve të cilat e njejta gjykatë i pranon, ku në këtë pyetje gjyqtari u përgjigj se numri i gjyqtarëve të cilët gjykojnë në këtë degë të Gjykatës Themelore të Prizrenit është 8 dhe se i njëjti ka theksuar se është numër  i mjaftueshëm pasi që dita ditës numri i lëndëve të grumbulluara në këtë degë po shkon duke rënë, dhe se në të ardhëm e afërt gjyqtarët e kësaj gjykatë do të punojnë me lëndë në sirtarë, e jo në dollapa.

Ndërsa lidhur me pyetjen se si bëhet ndarja e lëndëve, i njëjti ka theksuar se si në të gjitha gjykatat tjera, ndarja e lëndëve të reja të pranuara bëhet me short, cilat veprime i ndërmerr gjyqtari në momentin e pranimit të lëndës në zyrën e tij, i njëjti ka theksuar se varësisht në cilin division gjykon gjyqtari edhe i ndërmerr veprimet e nevojshme dhe urgjente të cilat kërkohen në rastin konkret, siç janë psh. rastet e dhunës në familje dhe masat e përkohshme të sigurisë, paraburgimi etj, të cilat kanë natyrë urgjente.

Në pyetjen se cilat parime duhet ti ketë parasysh gjyqtari lidhur me ushtrimin e funksionit te gjyqtarit, i njëjti ka theksuar se gjyqtari gjatë ushtrimit të punës së tij duhet ti ketë parasysh parimet e gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe në kohë të arsyesme, cilat janë sfidat dhe vështirësitë të cilat i hasin gjyqtarët gjatë punës së tyre, a janë bashkëpunues organet tjera proceduese, a kanë bashkëpunim me degët tjera të gjykatave themelore, pse po ndodh grumbullimi i madh i lëndëve të pazgjidhura në gjykatat tona, kush e monitoron punën e gjykatave dhe cilit institucion i raportojnë gjykatat. Këto ishin disa prej pyetjeve, të cilave gjyqtari Robert i’u përgjigj në mënyrën më të drejtë dhe korrekte.

Mënyrat se si monitorohet gjykata dhe mënyra se si funksionon Këshilli Gjyqësor i Kosovës ishte tematika tjetër që u prek nga të pranishmit dhe gjykatësi. Gjyqtari tregoi se Gjykata Themelore e Prizrenit, degë e së cilës është gjykata në Suharekë njihet për transparencë dhe llogaridhënie, madje që nga viti 2015 në bashkëpunim me organizatën “EC Ma Ndryshe” ata prodhojnë edhe një buletin informative ku prezantohet puna tre-mujore e gjykatës si një mjet tjetër për t’u ndëlidhur me qytetarin dhe për të rritur nivelin e llogaridhënies dhe transparencës.

Në këtë bashkëbisedim të rinjtëve i’u prezantua platforma “E drejta jem” ku mund të njoftohen mbi të drejtat e tyre dhe të raportojnë shkeljet.

No Comments

Post a Comment