Editorial nga bashkëbisedimi me gjyqtarin Raif Fazliu në Viti
Më datë 25 korrik duke filluar nga ora 17:00 në bufenë brenda shtëpisë së kulturës në Viti u mbajtë një debat publik me gjykatësin z.Raif Fazliu dhe disa të rinjve të komunës së Vitisë me qëllim të informimit të të rinjve rreth sistemit të drejtësisë sa i përketë gjykatës në Viti dhe jashtë saj.
Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Youth for Justice” , që u organizua nga organizata YIHR në bashkëpunim me organizatën KAND.
Ky takim ngjalli kureshtjen e të rinjve rreth sistemit të drejtësisë dhe rolet e akterëve të këtij sistemi siç ishte roli i gjykatësve ku edhe ishte i pranishëm gjykatësi për shpalosjen e detyrave të tyre. Në këtë takim u diskutua rreth gjykatës në Viti, duke filluar nga detyrat e tyre, metodat, parimet si dhe mënyra se si funksionon kjo gjykatë, ku të rinjtë patën mundësinë që së afërmi të ndjekin disa nga elementet kryesore të një gjykate dhe disa nga rastet e ndodhura.
Gjykatësi Fazliu theksoi se në Viti janë disa lloje të lëndëve më të lehta se sa në gjykatën e Gjilanit dhe komunave tjera, si dhuna në familje, dhuna në shoqëri, ndarja e trashëgimisë, konflikte, mosmarrëveshje mes palëve, keqpërdorime detyrash si dhe raste të ndryshme që ndodhin sot, ku të rinjtë ishin shumë të interesuar rreth këtyre temave pasi që sot çdo kush përballet me to, por z.Fazilu ishte i gatshëm që në kuadër të shembujve konkretë të duket sa më i kjartë dhe i kuptueshëm tek ata.
Ai theksoi se në Viti ka pasur edhe raste dhune gjatë seancave në gjykatë, po ashtu edhe dënime tek i pafajshmi si dhe raste tjera.
Ky takim ishte shumë efektiv për të rinjtë e Vitisë pasi që ata përballen me lloje të ndryshme të problemeve si në familje ashtu edhe jashtë saj, ku ky debat u rekomandua nga të rinjtë që të ndodhë përsëri me një strukturë më të gjërë për arsye të informimit sa më të shumtë të rasteve të cilat ndodhin në Viti, pasi që në shumicën e rasteve ata përballen me lloje të ndryshme të problemeve.
Të rinjtë shfaqën një pozitivitet rreth interesimit të gjykatave dhe lëndëve në përgjithësi duke pasur parasysh gjithmonë se si funksionon dhe cili është roli dhe detyrat e gjykatësve duke u bazuar në llojet e lëndëve në gjykatë.