Blog

Home / Blog Shqip  / Editorial nga bashkëbisedimi me avokatin Armend Shkoza në Mitrovicë

Editorial nga bashkëbisedimi me avokatin Armend Shkoza në Mitrovicë

Sa në të vërtetë jemi të vetëdijshëm dhe mjaftueshëm të informuar për procedurat gjyqësore, mbarëvajtjen e këtyre procedurave, ankesave si dhe në çfarë raste kemi të drejtën e angazhimit të avokatit janë këto disa nga pyetjet apo edhe dilemat të cilat janë prezente në shoqërinë tonë.

E për të ju dhënë përgjigje rreth këtyre temave organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë  e cila në kuadër të projektit “Të rinjtë për drejtësi” dhe me përkrahje nga  Departamenti Amerikan i Shtetit – INL ka organizuar takimin bashkëbisedues me avokatin e mirënjohur z. Armend Shkoza. 

z. Shkoza  është i lindur dhe jeton në Mitrovicë derisa deri më tani ka kryer një varg detyrash si: zyrtar ligjor në Federatën e sindikatave të shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), këshilltar ligjor në Parlamentin e Kosovës, këshilltar ligjor në Odën e stomatologëve të Kosovës, ekspert ligjor vendor pranë Agjensionit për bashkëpunim dhe zhvillim të Luksemburgut, kurse për momentin është duke punuar si avokat tek Koci&Vokshi.

Njohja me procedurat gjyqësore tek shumica e njerëzve tentohet të kuptohet vetëm atëherë kur një qytetar ballafaqohet me një rast të caktuar gjyqësor, por jo se kemi ndonjë interes të veçantë për t’i kuptuar apo mësuar më herët këto informacione, e të cilat shpeshherë na duken si të mirëqena, mirëpo gjatë procedurës e kuptojmë se nganjëherë dijmë edhe t’i ngatërrojmë institucionet dhe përgjegjësitë që kanë secila prej tyre, duke i ngatërruar jo rrallë rolin, detyrat dhe obligimet që ka avokati karshi gjykatësit dhe akterëve tjerë institucional Për t’i kuptuar drejt këto dallime por edhe për t’u njohur me procedurat juridike si dhe për temat që janë në fushëveprimatrinë e avokatisë avokati z. Shkoza  prezantoi paraqytetarëve pjesëmarrës në këtë aktivitetduke e theksuar edhe njëherë nevojën që qytetarët e kanë çdo të drejtë me ligjet në fuqi që të jenë të vetëdijshëm dhe t’i njohin të drejtat e tyre e të cilat janë të garantuara me ligj. Një ndë temat të cilat pjesëmarrësit shprehën interesim të veçantë ishin disa nga njohuritë rreth Ligjit Nr. 04/L-193 për avokatinë e që përshinë disa detyrime dhe obligime siç janë: ruajtja e fshetësisë, ofrimi i ndihmës juridike në mënyrë profesionale dhe të përgjegjëshme, format e ushtrimit të avokatisë, informata rreth ndihmës juridike falas/pa pagesë etj.

Parashkrimi i lëndëve në numër të madh në gjykata e prokurori është edhe një element shtesë që dëmton seriozisht besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, duke patur parasysh se respektimi i procedurave dhe afateve ligjore si dhe dhënia e vendimeve të bazuar në ligj si dhe zbatimi i tyre me kohë përfshirë këtu edhe korrektësinë janë disa nga elementet që ndikojnë fuqishëm në besueshmërinë e qytetarit në sistemin e drejtësisë. Mosbesimin në institucionet e drejtësisë e thellojnë edhe më shumë veprimet e zyrtarëve të caktuar nëpër insitucionet e lartëcekura me rastet e ndryshme të marrjes së mitos dhe të aferave korruptive, të cilat në masë të madhe dëmtojnë rëndë imazhin e institucionit edhe ashtu fragjil. Rastet e shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut në rastet e gjykimeve si dhe dominimi i elementit të nepotizmit nëpër institucionet në fjalë, përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike në punën e gjyqësorit po minojnë pavarësinë dhe punën profesionale të drejtësisë dhe zyrtarëve në këto institucione.    

Duke pasur parasysh rolin e shoqërisë civile, mediave, institucioneve arsimore si dhe vetë institucionit të drejtësisë por edhe të gjithë ata që bashkëndjejnë me komunitetin se do mund të kontribojnë në këtë drejtim, t’i japin një shtytje shtesë projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme kreative dhe edukative që të njihemi më shumë me të drejtat tona si qytetarë. Një angazhim të tillë e bën edhe më alarmant fakti i heshtjes së qytetarëve para shumë padrejtësive që u bëhen si në arsim, punë, biznese, ndërmarrje, institucione publike apo private etj.

Gjatë bashkëbisedimit të z. Shkoza me qytetarë, është vërejtur një interesim i theksuar rreth temës, marrë parasysh se u parashtruan pyetje të shumëta nga të pranishmit rreth angazhimit të avokatit, procedurave si dhe rolit të tij/saj në proceset gjyqësore etj. Njëherit qytetarët u inkurajuan nga avokati Shkoza që të jenë më aktiv, më të përgjegjshëm, në mënyrë që të njohin të drejtat e tyre të garantuara me ligj dhe të informohen drejt rreth këtyre mundësive ligjore.

Pjesëmarësit u ndanë të kënaqur me bashkëbisedimin me avokatin z. Shkoza duke e falenderuar atë si dhe organizatorin e aktivitetit YIHR – KS, rreth ofrimit të mundësisë për t’u njoftuar dhe mësuar më për së afërmi rreth rolit dhe fushëveprimtarisë së avokatisë dhe jo vetëm, si dhe me shpresën që aktivitete të tilla të ngjashme të mbahen më shpesh duke u parë kështu si nevojë për ngritjen e vetëdijes  tek qytetarët për të mësuar dhe edukuar më shumë në këtë drejtim.

No Comments

Post a Comment