Editorial nga bashkëbisedimi me avokatin Abdylaziz Sadiku në Gjilan
Organizata “Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” në bashkëpunim me organizatën KAND, organizuan bashkëbisedimin me avokatin Avdylaziz Sadiku, në kuadër të projektit “Të rinjët për drejtësi”, projekt i cili është duke u implementuar edhe në komunën e Gjilanit. Qëllimi i këtij bashkëbisedimi ishte që të rinjtë të mësojnë më shumë se çfarë bën një avokat, cili është roli i tij në proceset gjyqësore, si mund të marrim një avokat nëse nuk kemi para të mjaftueshme e edhe shumë tema të ndryshme në lidhje me Sistemin e Drejtësisë në Kosovë.
Avokati Avdylaziz
Sadiku i cili ka shumë përvojë në fushën e avokatisë fillimisht kishte punuar si gjykatës, pastaj
ka qenë edhe Kryetar i Gjykatës së
Gjilanit ndërsa tani e ushtron profesionin e avokatit në zyrë e tij të avokatisë në Gjilan.
Duke qenë se shpesh nëpër lajme dëgjojmë
se gjykatat janë të ngarkuara me lëndë, dhe shumicën e kohës palët presin shumë
kohë, shpesh me vite të tëra që tu zgjidhen lëndët dhe ta marrin një vendim në
lidhje me cështjen për të cilën i janë drejtuar Gjykatës ky bashkëbisedim me
avokatin Sadiku, ishte si një udhërrëfyes për të rinjtë që ata t’i kuptojnë
arsyet se pse ndodh e tërë kjo. Andaj për
ta plotësuar këtë bashkëbisedim përveç avokatit të pranishëm ishin të rinj, nxënës
të shkollave të mesme dhe studentë të juridikut e drejtimeve të tjera.
Këtë takim avokati e filloi duke treguar që rastësisht kishte
vendosur të studionte në Fakultetin Juridik, por ai me vullnet të madh i
vazhdoi studimet, rrugëtimi përgjatë të cilave ishte ishte i vështirë por edhe
i bukur. Gjithashtu avokati tregoi më shumë rreth avokatisë që ështē profesion
i pavarur dhe rrugës që duhet ndjekur për tu bërë avokat. Që të bëhesh avokat
fillimisht duhet përfunduar studimet në
Fakultetin Juridik, pastaj praktikën
një vjeçare te ndonjë avokat apo në Gjykatë, duhet punuar dy vite në organet e
administratës, gjithashtu duhet kryer edhe provimi i jurispodencës, duhet të
regjistrohesh në regjistrin e Odës së Avokatëve të Kosovës e pastaj mund të
hapësh zyrën tënde të punës.
Përveç periudhës së sudimeve avokati foli edhe për periudhën pas përfundimit të
tyre, ai fillimisht kishte punuar si drejtor i Drejtorisë për Çështje Administrative
në komunë e prej aty ka kaluar të punoj
në gjykatë. Përvoja si gjykatës i ka ndihmuar shumë edhe në punën si avokat,
kështu sot nuk ka as më të voglën vështirësi të punoj si me lëndë civile ashtu
edhe penale. Në pyetjen se cilat nga lëndët marrin më shumë kohë për tu
zgjidhur ai u përgjigj se lëndët civile janë të natyrës që nuk janë shumë urgjente
dhe zgjasin shumë vite për tu zgjidhur, ndërsa lëndët penale janë të natyrës më
urgjente dhe për shkak të mundësisë së vjetërsimit të lëndës sjellin përgjegjësi
për Gjykatën që të zgjidhen më shpejtë. Nga këndëvështrimi i tij si avokat sfidat
më të mëdha të Sistemit Gjyqësor në Kosovë janë: kualiteti i ulët punës që
bëhet, puna shumë e ngadalshme, papërgjegjësia në punë dhe mungesa e sistemit
të kontrollit të punës të gjykatësve. Përderisa avokatët janë të mbikqyrur nga
Oda e Avokatëve, çdo palë e pakënaqur nga puna e avokatit, ka të drejtë të
njoftojë Odën e Avokatëve të Kosovës dhe hapet procedurë diciplinore për
avokatin në fjalë pranë organeve të Odës, Sistemi Gjyqësor nuk ka mbikëqyrje.
Si përfundim, avokati Sadiku e dha mesazh për të gjithë ata të rinj që duan të sudiojnë drejtësinë, sipas tij është mirë me e dashtë drejtësinë e edhe me studiu atë, por duhet shumë angazhim, punë dhe vullnet për tu bërë i dalluar.