EDITORIAL NGA BASHKËBISEDIMI ME AVOKATEN KAQUSHA AVDIU NË KAMENICË
Me datë 19 Shtator 2019 në Shtëpinë e Rinisë, në Komunën e Kamenicës në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” u zhvillua aktiviteti i bashkëbisedimit me avokaten Kaqusha Avdiu dhe u moderua nga Blendar Mala.
Bashkëbisedimi fillojë në ora 17:00 dhe të pranishëm ishin studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.
Fillimisht Blendë Pira – asistente e projektit në YIHR mbajti një fjalim të shkurtër lidhur me projektin, qëllimin e realizimit dhe informimin e publikut të pranishëm.
Pas saj fjalën e mori moderuesi i këtij eventi Blendar Mala, i cili e njoftoi publikun me avokaten Kaqusha Avdiu dhe pas një fjalimi të shkurtër nga avokatja Avdiu, moderuesi filloi me parashtrimin e pyetjeve.
Fillimisht avokatja Avdiu është pyetur për rolin dhe ndikimin që e ka avokati në shoqëri dhe komunitetin ku jeton, e me këtë rast avokatja Avdiu, pasi që kishte njohuri të gjera , ka sqaruar se roli dhe ndikimi i avokatit është shumë thelbësor për mirëqënien e përgjithshme të komunitetit, me çrast përmendi edhe njê rast avokimi, shum interesant nga praktika Amerikane. Ku një grup i avokatëve me iniciativën e komunitetit, kanë quar përpara një proces për mbrojtjen e njê peshku shumë të veqantë që banonte në ujêrat e asaj zone, zonë kjo që planifikohej të shkatërrohej për zhvillime indistriale. Dhe siq edhe u morr vesh në fund, avokimi i avokatëve kishte ndikuar që ajo zonë të ruhej si habitat special i atij lloj peshku.
Pastaj avokatja Avdiu u pyet se sa është i respektuar dhe njëkohësisht i rrezikuar profesioni i avokatit në Kosovë. Avokatja Avdiu, nga praktika personale tha se respekti êshtë në nivel të kënaqshëm sa i përket palëve që ajo ka pasur, por edhe nga informacionet që kishte nga kolegët e saj. Ndërsa, se sa ështê i rrezikuar profesioni j avokatit, avokatja tha se deri më sot nuk ka pas ndonjë rast i cili mund të konsiderohet si rrezik ose edhe pengim, për kryerjen e detyrave të saj, ose të kolegëve avokat.
Debati vazhdoj të zhvillohet nê fushën e ekspertizës së avokates, me çrast u përfshinë në bashkbisedim edhe studentët e shkollave tê mesme, të cilët ishin të interesuar rreth ndarjes në fushën civile dhe penale, dhe se cilat raste trajtohen nga secila fushë. Avokatja vazhdoj bashkbisedimin me studentët, duke u sqaruar se fusha penale merret me veprat penale apo kriminale, si vrasjet, vjedhjet, pastaj deliktet kundërligjore, pasi që edhe vetë fusha e ekspertizës së avokates ishte ajo penala, ndërsa fusha civile me lidhjen dhe prishjen e kontratave, me lidhjen e martesave dhe shkurorëzimin, pastaj trashëgiminë, informacione kto që zgjuar edhe më shumë interesin tek publiku, sidomos fusha penale.
Bashkbisedmi lëvizi në temën e rolit të avokatit në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të klientëve të tyre. Avokatja sqaroj se megjithëse roli i avokatit keqkuptohet, si dikush që mbron njerëzit e kêqijn ose persona që kanë kryer vepra të rënda, roli i avokatit qêndron në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave, e këto të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovês.
Pyetjet në vazhdim konsistonin në atë se mos harmonizimi i ligjeve dhe mungesa e praktikës gjyqësore, sa janë problematike në kqyerjen e detyrave të avokatit. Avokatja nê bashkbusemin me studentët, lanë të nenkuptohet se mosharmonizimi i ligjeve, shkakton mjaft probleme në punën e tyre, pasi që një ligj udhëzon ndryshe nga ligji tjetër, por për të njejtën qëshje. E gjithashtu edhe mungesa e praktikës apo precedentit gjyqësor u shkakton mjaft probleme, pasi që ka shumë raste të ngjashme të cilat rregullohen në mënyra të ndryshme. Prandaj edhe nuk ka shumë siguri përdorimi i ndonjë rasti gjyqësor si precedent. Mee çrast avokatja potencoj se këtu pêrjashtohen vendimet e gjykatës Kushtetuese, të cilat mund tê përdoren si precedent në procesw gjyqêsore, vendime këto që kanë referenca nga vendimet e Gjykatës Evropiane për tê Drejtat e Njeriut.
Krejt në fund, pjesëmarrësit u informuan edhe me platformën “E drejta jem”, në të cilën qytetarët mund të informohen më shumë lidhur me të drejtat e tyre si dhe të raportojnë shkeljet e këtyre të drejtave. Gjatë këtij bashkëbisedimi të rinjët patën mundësinë që të informohen me shumë për me punën dhe rolin e avokatit, të drejtat dhe detyrat e tij, kushtet për të fituar statusin e avokatit, parimin e konfidencialitetit, privatësise dhe mbrojtjes së të dhënave, raportin e avokatit me klientin, rëndësia e përfaqësimit me avokat, përparësitë dhe mangësitë e profesionit të avokatit si dhe sfidat me të cilat ndeshen çdo ditë, e drejta për mbrojtje si e drejtë kushtetuese, përfitimi nga ndihma juridike falas, ose nga avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare, Kodin e Etikës, mënyrat e raportimit të shkeljeve etj.