logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor

Home / Lajme  / Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor më 21 mars 2021 , koordinatori i projekteve në YIHR KS Vilson Haxholli në një intervistë për Radio KFOR ka folur për rëndësinë e luftimit të diskriminimit racor. “Organizata jonë vazhdimisht avokon dhe promovon të drejtat e njeriut pa dallim gjinie, race, feje apo etnie dhe është shumë e rëndësishme që ditë të tilla të shënohen për të parandaluar diskriminimet në çfarëdo forme. Përmes trajnimeve dhe aktiviteteve tona ne mundohemi të vetëdijesojmë të rinjtë, që diskriminimi nuk është opsion dhe askush nuk duhet të ndihet i diskriminuar në bazë të ndonjë karakteristike siç është në këtë rast raca.” – ka thënë Haxholli.

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor shënohet çdo vit më 21 mars. Kjo ngjarje shënohet për të përkujtuar se në këtë datë në vitin 1960, policia kishte vrarë 69 njerëz në një demonstratë paqësore në Afrikën e Jugut kundër ligjeve të miratimit të aparteidit.