
Dita Ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të torturës
Njëzet e gjashtë qershori shënon Ditën Ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të torturës e përcaktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Për shkak të pandemisë, Mekanizmi Kombëtar për parandalimin e torturës ka ndaluar vizitat në qendrat e paraburgimit dhe burgjet bazuar në parimin e “mos shkaktimit të dëmit më të madh” e rekomanduar nga Komiteti Europian mbi parandalimin e torturës dhe Komiteti kundër Torturës. Megjithatë, monitorimi i respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria ka vazhduar intenzivisht nëpërmjet komunikimit me autoritetet përgjegjëse dhe duke pranuar ankesa nga të burgosurit dhe personat në qendrat e paraburgimit nëpërmjet telefonit, ose mënyrave të tjera të komunikimit. Në këtë ditë Mekanizmi Kombëtar për parandalimin e torturës i rikujton të gjitha insitucioneve përgjegjëse nenin 27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cila thekson se: askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, ç’njerëzor ose poshtërues.
Lexo lajmin e plotë këtu.