logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Informimit do të shënohet me moton “Tash më Lehtë”

Home / Lajme  / Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Informimit do të shënohet me moton “Tash më Lehtë”

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Informimit do të shënohet me moton “Tash më Lehtë”

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka filluar me traditën e shënjimit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Informimit me moton “Tash më Lehtë” është njoftuar përmes një lajmi të postuar. Sipas Agjencisë kjo do të bëhet duke e ditur rëndësinë e qasjes në dokumente publike dhe mandatin që ka kjo agjenci për të garantuar lirinë e informimit.

Agjencia do të ftojë organizata nga shoqëria civile dhe gazetarë për të diskutuar kornizën ligjore ekzistuese që garanton lirinë e informimit në Kosovë, si dhe rreth sfidave lidhur me të drejtën e informimit në institucionet publike. Agjencia ka njoftuar se edhe do të publikojë një shkrim në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Informimit për të informuar qytetarët lidhur të drejtën për t’u qasur në dokumente publike.

Lexoni më shumë tek Agjencia për Informim dhe Privatësi.