logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Diskutohet për të drejtat e njeriut në takimin e Kryeministrit Kurti me përfaqësues të organizatave joqeveritare

Home / Lajme  / Diskutohet për të drejtat e njeriut në takimin e Kryeministrit Kurti me përfaqësues të organizatave joqeveritare

Diskutohet për të drejtat e njeriut në takimin e Kryeministrit Kurti me përfaqësues të organizatave joqeveritare

YIHR KS si pjesë e komitetit hartues së Raportit të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2020, u takua me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti së bashku me përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut për të diskutuar mbi të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti.

Gjatë takimit është biseduar për mundësitë për të rritur bashkëpunimin mes organizatave të shoqërisë civile dhe qeverisë për të avancuar të drejtat e njeriut. Ndër të tjera është diskutuar plani i qeverisë për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe të drejtat e gruas, dhe të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe komunitetit LGBTI.

Shihni artikullin nga Zyra e Kryeministrit këtu.