logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Direktiva Europiane do të sigurojë ujë të pijshëm të pastër

Home / Lajme  / Direktiva Europiane do të sigurojë ujë të pijshëm të pastër

Direktiva Europiane do të sigurojë ujë të pijshëm të pastër

Në fund të vitit të kaluar, Parlamenti Evropian kishte miratuar zyrtarisht Direktivën për Ujë të Pijshëm që ka të bëjë me cilësinë e ujit që është i destinuar për konsum njerëzor. Objektivi i kësaj Direktive është të mbrojë shëndetin e njerëzve nga efektet e dëmshme të çdo ndotjeje uji që është menduar për konsum njerëzor duke siguruar që të jetë i shëndetshëm, i pastër dhe i lirë nga çdo mikroorganizëm, parazit ose ndonjë substancë që mund të jetë rrezik i mundshëm për shëndetin e njeriut.

Direktiva e ujit të pijshëm do të zbatohet për të gjitha sistemet e shpërndarjes që shërbejnë më shumë se 50 persona, por edhe për ato që shërbejnë më pak se 50 persona, për ujin e pijshëm nga cisternat, në shishe ose kontejnerë, si dhe ujin e përdorur në industrinë e përpunimit të ushqimit. Përveç kësaj, operatorët e biznesit të ushqimit që kanë burimin e tyre të ujit duhet të jenë në gjendje të përjashtohen nga kjo Direktivë por gjithashtu të jenë në përputhje me detyrimet përkatëse.

Direktiva hyri në fuqi në 12 janar 2021, ndërsa shtetet anëtare do të kenë dy vjet për ta bartur atë në legjislacionin kombëtar.

Shihni më shumë informacione në këtë LINK.