Blog

Home / Blog Shqip  / Dëgjoni të rinjtë duke folur për të drejtat e tyre ekonomike dhe sociale gjatë pandemisë Covid-19 në aktivitetin Living Library

Dëgjoni të rinjtë duke folur për të drejtat e tyre ekonomike dhe sociale gjatë pandemisë Covid-19 në aktivitetin Living Library

Gjatë aktivitetit Living Library të organizuar në Ferizaj, Kamenicë dhe Lipjan në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave ekonomike dhe sociale gjatë dhe pas pandemisë Covid-19”, të rinj kanë folur mbi ndikimin që ka pasur pandemia në jetën e tyre.

Pasi pandemia ka rrezikuar kryesisht të gjitha të drejtat ekonomike dhe sociale për shkak të mbylljes së vendeve të punës dhe tranzicionit të sistemit arsimor, ky aktivitet ka vënë në pah sfidat me të cilat të rinjtë janë ballafaquar gjatë pandëmisë duke u fokusuar në të drejtat ekonomike dhe sociale.

Të drejtat ekonomike dhe sociale si e drejta për një standard adekuat të jetesës dhe e drejta për mbrojtje sociale u garantojnë njerëzve standarde të denja jetese si ujin, ushqimin, ndihmën dhe sigurinë sociale. Poashtu këto të drejta garantojnë jetesën me dinjitet dhe për të marrë pjesë në shoqërinë tonë duke pasur qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore në institucionet përkatëse.

Ky projekt mbështetet nga UNMIK.

Klikoni për videon në Ferizaj, Kamenicë dhe Lipjan.

No Comments

Post a Comment