Blog Shqip

Home / Blog Shqip (Page 7)

Si student i drejtësisë, të kesh mundësinë për të qenë pjesë e proceseve gjyqësore është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse mund të analizosh sistemin e drejtësisë nga një këndvështrim tjetër dhe neutral. Të qenurit pjesë e këtij programi të monitorimit të seancave gjyqësore ka qenë një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin tim personal dhe profesional. Ky program më ka ndihmuar  për të përmirësuar njohuritë për liritë themelore dhe sundimin e ligjit, barazinë ligjore dhe sistemin e drejtësisë të vendit tim dhe një...

Gjatë aktivitetit të monitorimit të seancave gjyqësore jam familjarizuar më shumë me rrjedhën e seancave gjyqësore. Si studente e drejtësisë por dhe si qytetare e thjeshtë është e nevojshme që të informohem sa më shumë për të drejtat e njeriut që u takojnë gjatë një procesi gjyqësor. Në botën ku ne jetojmë ka shumë padrejtësi, dhe të drejtat tona mund të shkelen çdo ditë pa vetëdijen tonë. Të drejtat u përkasin të gjithë individëve dhe duhet të gëzohen në mënyrë...

Sa i përket eksperiencës që kam marrë në këtë program monitorimi, kam shumë për të thënë. Mua më është dhënë mundësia që të marrë pjesë nëpër seanca gjyqësore dhe t’i monitoroj nga afër. Për mua si student i Fakultetit Juridik kjo ka qenë mjaft e nevojshme dhe shumë e rëndësishme. Që të marrë pjesë DIREKT në një seancë gjyqësore do të thotë shumë dhe gjithsesi që kjo shërben edhe si motiv për mua që të avancohem tutje në karrierë. Me pak fjalë...

Pjesëmarrja në programin e monitorimit të seancave gjyqësore ka qenë njëra ndër përvojat më të mira të cilat i kam kaluar, kjo për shkak se kam parë nga afër se si zhvillohen procedurat pranë gjykatës. Rreth procedurave gjyqësore patëm mësuar vetëm nga ana teorike, ndërkaq përmes këtij program na u ka dhënë rasti që ato mësime teorike t’i shohim edhe në praktikë, ku shumë gjëra kanë dalur si përfundim më ndryshe se sa që i mendoja. Nëse do më pyeste dikush se...

Gjykatat, vendi ku ndahet drejtësia. Ku përcaktohet çka është e drejtë e çka jo, kush është fajtor e kush i pafajshëm. Institucion i lavdishëm e me rëndësi të madhe. Aty ku ka shumë rregull e jo çdo kush mund të hyjë, e kush hynë duhet tu përmbahet strikt rregullave të tyre. Kështu e parafëtyroja gjykatën para se të shkoja e për disa ditë radhazi të më bëhej punë e obligim monitorimi në ndarjen e drejtësisë. Eksperienca ime në gjykate ka qenë prej...

Drejtësia duhet me sundu botën, kjo është ajo që e kam besu qysh se prej kam qenë fëmi, e që një ditë kam me punu për të nuk e kam besu, Kjo dëshirë më ka lindë prej se kam pa shtetin në të ciën jam rritur dhe vazhdoj të jetoj e nga padrejtësitë që mundohen me m’ba përvete, andaj e mora edhe rrugën në këtë profesion. Si studente e fakultetit juridik që jam pothuajse në përfundim, nga ky rast më është dhënë...

Si monitoruese në seanca gjyqësore pata shumë kënaqësi edhe të mirresha me monitorim të seancave gjyqësore por edhe me njohjen e personave të rinj si gjykatës, prokurorë, avokatë e praktikantë të ndryshëm. Pata një eksperiencë mjaft të mirë, u ndjeva më e forcuar dhe e lehtësuar në aspektin profesional. Mësova edhe shumë gjëra nga praktika të cilat veçse i kemi mësuar në anën teorike. Fitova edhe përvojë dhe më shumë vetëbesim për të ardhmen dhe besoj që është një eksperiencë...

Për ne si studentë të drejtësisë, është e rëndësishme që njohuritë e fituara gjatë universitetit t’i përvetësojmë edhe në aspektin praktik, duke pasur mundësi që të shohim nga afër të praktikuara teoritë e mësuara. Një nga programet që na mundësoj këtë është Programi për monitorimin e seancave gjyqësore,i realizuar nga Youth Initiative for Human Rights- YIHR KS. Mundësitë si, Programi për Monitorimin e seancave gjyqësore i YIHR KS, për studentët e Fakultetit Juridik janë mundësi që nuk duhet humbur, pasi që...

Gjatë muajit shkurt kam filluar një program të monitorimit në YIHR KS për monitorimin e seancave gjyqësore, e e cila është edhe përvoja ime e parë e praktikës në gjykata. Gjatë kësaj kohe kam mësuar shumë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe punën e gjykatave, gjithashtu kam kuptuar se të qenit avokat nuk përkon fare me portretizimin e jetës së avokatëve në filma dhe seriale, fatkeqësisht as asaj nga seriali "Suits", që ka qenë edhe një ndër motivimet e mia...

Gjatë kësaj kohe të monitorimit të seancave gjyqësore pata mundësinë të shoh vetë funksionim e sistemit tonë gjyqësor, por njëkohësisht t’i shoh nga afër vetë mënyrën e praktikimit dhe implementimit të normave juridike por edhe rolin e subjekteve në procedurë penale. Gjatë monitorimit të seancave gjyqësore kam parë nga afër rolin e palëve në procedurë mënyrën se si fillohet seanca gjyqësore nga trupi gjykues, rolin e prokurorit të shtetit në mënyrën se si argumenton aktakuzën por edhe parashtrimin pyetjeve ndaj...