Blog Shqip

Home / Blog Shqip (Page 10)

Shkalla e parë , Gjykata Themelore Gjykatat Themelore janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë të gjitha çështjet. Kështu për shembull nëse ju keni përjetuar një aksident me veturë dhe nga ky aksident keni pësuar lëndime trupore dhe dëmtim të automjetit, me ç'rast kërkoni kompenzim të dëmit nga kompania siguruese. Në këtë rast, ju mund t'i drejtoheni Gjykatës Themelore me kërkesën për kompenzim dëmi, në qoftë se dicka e tillë nuk është realizuar vullnetarisht nga kompania siguruese. Shkalla e dytë, Gjykata...

Sot, Kosova shënon Ditën e Kushtetutës, një datë shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen dhe funksionalizimin e shtetit, duke marrë parasysh fuqinë dhe rolin e saj në një shtet demokratik, si Kosova. Një ndër kapitujt më të rëndësishëm në Kushtetutën e Kosovës është kapitulli II në të cilin janë të përcaktuara të drejtat fundamentale të njeriut, e këto të drejta njihen edhe me akte të tjera ndërkombëtare. Ndonëse roli i shtetit është proaktiv në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, praktika shpesh...

Gjatë javës për shënimin e Ditës së Kushtetutës, e cila është më 9 prill, ne do të vazhdojmë të ndajmë raste të shkeljes së saj nga institucionet shtetërore në Kosovë.  Diskrimini si fenomen në shoqërinë tonë paraqitet në forma të shumta e sidomos ndaj grupeve/komuniteteve të caktuara shoqërore. Mirëpo, pos diskriminimit i cili shfaqet në këtë formë, Kosova është ballafaquar dhe me diskriminim i cili ka buruar nga vet ligji/aktet nënligjore. Për këtë ju mund të lexoni më poshtë, se si...

Të drejtat e njeriut, struktura e institucioneve të rëndësishme shtetërore e institute të tjera bazë për mirëfunksionimin e shtetit përcaktohen me Kushtetutën e Kosovës. E miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, organ që pasqyron përfaqësimin e popullit, Kushtetuta është akti më i lartë në shtet i cili akt në mënyrë gjenerale vendosë kornizën e të gjitha çështjeve fundamentale për vendin, ku më pasë këto çështje jetësohen përmes ligjeve. Të gjitha ligjet e tjera të cilat nxjrren në Kuvendin e Kosovës kanë...

Youth Initiative for Human Rights mbajti bashkëbisedimin e radhës në qytetin e Skenderajt ku i ftuar ishte avokati Qendrim Rama. Në këtë bashkëbisedim të pranishëm ishin qytetarë të moshave dhe profileve të ndryshme, të cilët i dhanë bashkëbisedimit një laramani mendimesh dhe këndvështrimesh. Në pjesën hyrëse të bisedës, përveç prezantimit të projektit dhe qëllimit për të cilin ishim mbledhur, moderatorja e ngjarjes bëri një prezantim të shkurtër të profilit të avokatit, duke i njoftuar të pranishmit me punën dhe arritjet e Qendrimit. Bashkëbisedimi...

Në kuadër të projektit "Të Rinjtë për Drejtësi" që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan-INL dhe implementohet nga organizata YIHR KS në bashkëpunim me EC MA NDRYSHE, u realizua bashkëbisedimi mes të rinjve dhe gjyqtarit Robert Tunaj. Qëllimi i këtij organizimi ka qenë që të rinjve t’iu jepet mundësia të njihen për së afërmi me punën e gjykatës, duke parashtruar pyetjet e tyre përmes një bisede me gjyqtarin e pranishëm. Në kuadër të këtij bashkëbisedimi gjyqtari Robert Tunaj prezantoi para të pranishmëve strukturën...

Me datë 19 Shtator 2019 në  Shtëpinë e Rinisë, në  Komunën e Kamenicës në kuadër  të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” u zhvillua aktiviteti i bashkëbisedimit me avokaten Kaqusha Avdiu dhe u moderua nga Blendar Mala. Bashkëbisedimi fillojë në ora 17:00 dhe të pranishëm ishin studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. Fillimisht Blendë Pira – asistente e projektit në YIHR mbajti një fjalim të shkurtër lidhur me projektin, qëllimin e realizimit dhe informimin e publikut të pranishëm. Pas saj fjalën e mori moderuesi i këtij eventi Blendar Mala,...

Bashkëbisedimi i rradhës në kuadër të projektit "Të Rinjët për Drejtësi", i organizuar nga organizata "Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut" dhe i mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikanë, u mbajt në Vushtrri. Ky aktiviteti i njohur si "Justice Talk", u mbajt me datën 12 shtator 2019, në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë, pjesë e të cilit ishte Prokurorja Fetije Bajrami Shala, dhe ky bashkëbisedim u moderua nga Rina Mehana. Bashkëbisedimi filloi në ora 11:00, ku interesimi i qytetarëve të Vushtrrisë qe i...

Me datë 3 Shtator 2019 në Bibliotekën e Qytetit “Ymer Elshani”, në Komunën e Drenasit në kuadër  të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” u zhvillua aktiviteti i bashkëbisedimit “Justice Talk” me avokatin Visar Rrecaj dhe u moderua nga Zanë Buçinca. Bashkëbisedimi fillojë në ora 17:00 dhe të pranishëm ishin studentë, të diplomuar dhe nxënës të shkollave të mesme. Fillimisht Blendë Pira – asistente e projektit në YIHR mbajti një fjalim të shkurtër lidhur me projektin, qëllimin e realizimit dhe informimin e publikut të pranishëm. Pas saj fjalën e mori moderuesja e këtij eventi...

Organizata “Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” në bashkëpunim me organizatën KAND, organizuan bashkëbisedimin me avokatin Avdylaziz Sadiku, në kuadër të projektit “Të rinjët për drejtësi”, projekt  i cili është duke u implementuar edhe në komunën e Gjilanit. Qëllimi i këtij bashkëbisedimi ishte që të rinjtë të mësojnë më shumë se çfarë bën një avokat, cili është roli i tij në proceset gjyqësore, si mund të marrim një avokat nëse nuk kemi para të mjaftueshme  e edhe shumë tema të ndryshme në...