Blog

Home / Blog Shqip  / Blog rreth experiencës gjatë programit “Monitorim i seancave gjyqësore” nga YIHR KS

Blog rreth experiencës gjatë programit “Monitorim i seancave gjyqësore” nga YIHR KS

Po du me e nda bashkë me juve eksperiencën time gjatë monitorimit të seancave gjyqësore, që unë e kam kryer në Gjykatën Themëlore në Gjakovë, e ku kam bërë monitorimin e 14 seancave gjyqësore, edhe pse në program ishte e paraparë të monitoroheshin 10. Kam pasur mundësinë të bëj monitorim të seancave nga departamente të ndryshme si ajo penale të lehta, të rënda, civile, kundërvajtëse, dhe departamenti i krimëve të rënda.

Kryesisht seancat kanë filluar në kohën e paraparë, më pjesëmarrës duke filluar nga: Gjyqëtari, Gjyqtaria, prokurori/a e shtetit, avokatët mbrojtës të palëve të caktuar personalisht nga palët ose sipas detyrës zyrtare, si dhe trupi gjykues kur kishim të bëjmë me krime të rënda.

Në njërën nga seancat e që kishte të bënte me vrasje të rëndë, pra departamenti i krimeve të rënda, I akuzuari që gjindej në arrest shtepiak, nuk ishte prezent në shqyrtimin e seancës gjyqësore dhe ky fakt nuk u arsyetua nga ana e trupit gjykuës, ndersa sa i përket qështjes kryesore nëse gjatë shqyrtimit gjyqësor ka pasë ndonjë shkelje të të drejtave ose lirisë së njeriut, une në asnjerën nga monitorimi i seancave nuk kamë vrejtë ndonjë shkrelje të të drejtave të njeriut pra të të drejtave themelore, ose shkelje të ndonjë natyre tjetër, të ndonjë nga palët pjesëmarrëse, ose personat pjesëmarrës në seancë.

Pra eksperienca ime në këtë program ka qenë jashtëzakonisht përfekte, krahasuar nga trajnimet e kaluara, sepse kam qenë pjesëmarrëse edhe në trajnim tek Mock Trial, ose Gjykime të stimuluara, por kjo ishte krejtësisht ndryshe sepse ishte hera e parë që isha në një objekt të Gjykatës sepse më herët nuk e kasha fatin të isha, si dhe isha pjesëtare e një seance gjyqësore dhe e pashë nga afër se si shkon procedura e një shqyrtimi gjyqësor, që nesër pasnesëer ta kem të qartë se me çfarë pune kam të bëj, sepse unë personalisht të ardhmen time e shoh si gjyqëtare në departamentin e përgjithshëm divizioni civil, dhe për mua personalisht pjesëmarrja në këtë trajnim kishte shumë benefite, dhe besoj se e njejta ishte edhe për kolegët tjerë pjesëmarrës.

Shpresoj shumë se në gjeneratat në vazhdim të jemi zëri i atyre që vuajnë dhe nuk mund të kërkojnë të drejtat e tyre nga raste të shumta, ose janë të shkelur nga përsona tjerë, pra të mund të bëhemi të denjë që të sjellim barazi para ligjit për secillin ashtu si edhe na e garanton ai.

Falenderuese pa masë ndaj Organizatës Youth Initiative for Human Rights- YIHR KS, për mundësinë e dhënë që të jem pjesëmarrëse në këtë program.

Benita Alijaj

No Comments

Post a Comment