Blog

Home / Blog Shqip  / A NDODHË QË SHTETI TË KRIJOJË PABARAZI MES QYTETARËVE

A NDODHË QË SHTETI TË KRIJOJË PABARAZI MES QYTETARËVE

Gjatë javës për shënimin e Ditës së Kushtetutës, e cila është më 9 prill, ne do të vazhdojmë të ndajmë raste të shkeljes së saj nga institucionet shtetërore në Kosovë. 

Diskrimini si fenomen në shoqërinë tonë paraqitet në forma të shumta e sidomos ndaj grupeve/komuniteteve të caktuara shoqërore. Mirëpo, pos diskriminimit i cili shfaqet në këtë formë, Kosova është ballafaquar dhe me diskriminim i cili ka buruar nga vet ligji/aktet nënligjore. Për këtë ju mund të lexoni më poshtë, se si është vepruar ndaj këtij rasti.

Diskriminimi – Rasti i Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit

Me kërkesën e Avokatit të Popullit u atakua Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. IAP pretendonte se ky ligj “u mundëson deputetëve të Parlamentit të Kosovës realizimin e pensioneve të cilat janë më të favorshme se çdo përfitim tjetër pensional per qytetarët e tjerë dhe se ato dispozita nuk janë në përputhje me parimet kushtetuese të barazisë, sundimit të ligjit, mosdiskriminimit dhe drejtësisë sociale dhe se nuk janë në harmoni me vlerat e proklamuara në nenin 7 të Kushtetutës së Kosovës”.
Ky ligj u mundësonte deputetëve pensione prej 50%, 60% madje edhe 70% të pagës bazë, që do ishin 8-10 herë më të larta se pensionet bazë të qytetarëve të tjerë.
Nga kjo, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se pensionet që do u paguhen deputetëve të pensionuar janë qartazi joproporcionale me pensionet mesatare në vend dhe ky ligj krijon diskriminim ndaj pjesëtarëve të shoqërisë dhe pensionistëve të tjerë, çfarë paraqet shkelje të parimeve të barazisë dhe drejtësisë sociale të mbrojtura me Kushtetutë. Rrjedhimisht, ajo kishte konstatuar shkelje të nenit 3 – Barazia para Ligjit, nenit 7 – Vlerat dhe nenit 74 – Ushtrimi i Funksionit [të deputetit], të Kushtetutës së Kosovës.

Përfundim:

Pavarësisht se ndonjëherë dhe organet të cilat priten të jenë shembull për popullsinë shkelin të drejtat e tyre, megjithatë ne si qytetarë duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta respektojmë dinjitetin e secilit/secilës, pra ta respektojmë ligjin në përpikmëri.

No Comments

Post a Comment