Blog

Home / Blog Shqip  / A jemi të gjithë të barabartë para ligjit?

A jemi të gjithë të barabartë para ligjit?

Gjatë këtyre ditëve pos që kemi folur për vlerën e Kushtetuës, një rëndësie të veçantë po i kushtojmë dhe rastet e e shkeljes së saj. 

E drejta në jetë, e drejta për gjykim të drejtë, ndalimi i diskriminimit e barazia para ligjit janë vetëm disa nga të drejtat të cilat janë shkelur në shkallë mjaftë të lartë nga institucionet shtetërore të Kosovës. Në ditën e fundit të shënimit të javës së  Kushtetutës, ju mund të lexoni më poshtë për shkelejn e barazisë para ligjit.

Barazia para ligjit

Një aktgjykim tjetër i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë në rastin e Tonka Berishës kundër Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), kishte nxjerrë në pah që në procedurat e KGJK-së për përzgjedhje të kryetarit të Gjykatës së Apelit kishte pasur shkelje të të drejtave të njeriut, të pretenduara nga kandidatja për këtë post, Tonka Berisha.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se KGJK në këtë konkurs nuk ka parashikuar masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e mjaftueshëm të parimeve të barazisë, meritave, transparencës dhe të hapjes edhe gjatë procesit të votimit. Si rezultat i këtij procesi të votimit të gabuar dhe jokoherent, të gjithë kandidatët për Kryetar të Gjykatës së Apelit, përfshirë edhe parashtruesen e kërkesës, ishin vendosur në një pozitë të pasigurisë juridike, pabarazisë dhe përzgjedhjes së pamerituar.
Si rrjedhojë, ajo ka gjetur shkelje të nenit 24 – Barazia para Ligjit, nenit 31 – E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm dhe nenit 108 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të Kushtetutës.

Përfundim:

Të gjitha rastet e shkeljes së Kushtetutës shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, si gjykata me e lartë për interpretimin e dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriu në Kosovë.

Për më tepër, këto katër raste të cilat kemi ndarë me ju gjatë javës së shënimit të Ditës së Kushtetutës, janë vetëm disa raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore të identifikuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, vendimet e të cilës janë të obligueshme.

No Comments

Post a Comment